Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi për pozitën e re dhe i shprehu mirëseardhjen në vendin tonë, transmeton KosovaPost.
Në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.
Sipas njoftimit, Qeveria ne detyrë punon ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.




Të tjera
Pesë ushtrime për vithe perfekte
1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë
Ministri Gashani dyfishon mbështetjen financiare për sportistet dhe trajneret femra