Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, do të dalë sot para mediave.
Konferenca është caktuar të mbahet në orën 10:00, para sallës së mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit.
“Sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot pritet të vazhdojë punimet në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë.



Të tjera
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë
“Ultimatumi i Trump mund të ketë pasoja katastrofike”