Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mirëpriti në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi të ndërsjellë, duke reflektuar interesin reciprok për lidhje të forta mes dy shteteve.
Në qendër të diskutimeve ishte thellimi i marrëdhënieve bilaterale, me theks të veçantë tek fusha e arsimit.
Kryetari Basha dhe Ambasadori Guérot u pajtuan që të shtohen programet për shkëmbimin e studentëve të të dy vendeve, ku rrjedhimisht edhe forcohen vlerat e përbashkëta, lidhjet mes popujve dhe bashkëpunimi mes studentëve dhe universiteteve të vendeve tona.
Një tjetër pikë e rëndësishme e bisedës ishte intensifikimi i bashkëpunimit me qëllim të nxitjes së investimeve nga kompanitë franceze në Kosovë, në mënyrë që të gjenerohen vende të reja pune e njëkohësisht të afirmohet edhe më tej potenciali i rinisë kosovare, e cila është e përgatitur profesionalisht, inovative dhe e orientuar drejt zhvillimit teknoligjik dhe jo vetëm.
Në takim u trajtuan gjithashtu çështje me rëndësi gjeopolitike dhe strategjike, si ndikimi rus në Evropë, nevoja e mbështetjes nga Franca për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe domosdoshmëria e largimit të masave nga Bashkimi Evropian ndaj vendit tonë. Kryetari Basha theksoi se këta hapa ndikojnë pozitivisht në forcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe ndihmojnë mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në vend.
Po ashtu, Kryetari i Kuvendit i shprehu Ambasadorit përkushtimin e institucioneve të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe rëndësinë e integrimit të plotë në funksion të një shoqërie që bashkëjeton në respekt, barazi, paqe dhe zhvillim të plotë në kuadër të prosperitetit të gjithëmbarshëm të Republikës së Kosovës.
Të tjera
Partneriteti i Presidencës me komunitetin e bizneseve për të hapur dyert te gjigantët amerikanë tashmë ka sjellë rezultate konkrete
Arr*estohen katër zyrtarë policorë, dyshohen për manipulim me prova
Temperaturat nesër deri në 32 gradë Celsius