Kryetari i AAK-së në Pejë, Ali Berisha ka njoftuar se ka vendosur që mos jetë pjesë e garës politike në AAK në asnjë nivel organizativ.
Këtë vendim ai thotë se e ka marrë në funksion të reformit të thellë dhe të domosdoshëm të partisë.
“Sonte u mbajt takimi i Këshillit Drejtues të Degës në Pejë, ku, në përputhje me vendimin e Këshillit Drejtues në nivel qendror, u shpallën zgjedhjet e përgjithshme në të gjitha nivelet e nëndegëve të Pejës. Gjithashtu, janë formuar grupet punuese për mbarëvajtjen dhe administrimin korrekt të procesit zgjedhor”, shkruan ndër të tjera Berisha.



Të tjera
“Pas Ballukut, radhën e ka Rama”, SPAK ka trokitur në derën e kryeministrit
Vjen edhe urimi i Francës për Pavarësinë e Kosovës
Liria fillon me ruajtjen e kujtesës dhe të së vërtetës