Kryetari i Dragashit apelon për mobilizim dhe kujdes të shtuar

Kryetari i Dragashit apelon për mobilizim dhe kujdes të shtuar

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, u ka apeluar të gjithë qytetarëve që të mobilizohen dhe të kenë kujdes të shtuar, me rastin e vërshimeve dhe përmbytjeve.

Duke shpërndarë fotografi nga terreni, Xheladini tha se prurjet në lumenj dhe përroska kanë shënuar rritje të madhe dhe kanë tejkaluar kapacitetet e shtretërve të tyre.

“Ekipet emergjente të komunës janë në terren, në veprim dhe në vëzhgim të vazhdueshëm të situatës. Gjithashtu, disa kompani private janë vënë në gjendje gatishmërie, megjithatë kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përballuar të gjitha nevojat.

Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mobilizohen, sipas mundësive që kanë, me pajisje dhe mjete të nevojshme, për të ndihmuar në sanimin e gjendjes së rrezikut dhe për të minimizuar dëmet”, deklaroi Xheladini.