Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq. Takimi do të fillojë në orën 12:30 dhe do të zhvillohet në Presidencë.
Sipas njoftimit zyrtar, mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje gjatë pritjes në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit.
Përveç takimit me presidenten Osmani, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë pritet të ketë edhe takime të tjera me përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Ajo do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Sipas njoftimit takimi mes tyre do të nis në orën 11:00.
Këto takime synojnë të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme dhe të nxisin shkëmbimet politike, ekonomike dhe kulturore. /



Të tjera
Fadili me LDK-në, ndërsa Fatosi, djali i Halilit, në GUXO
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët për 28 dhjetor
Të jetuarit në zonat rurale disavantazh për mposhtjen e kancerit