Kryeziu godet klasën politike: Ata që duhej ta ndërtonin shtetin, e vodhën!

Dy ditë pas polemikës publike me Bardhyl Mahmutin, ish-i burgosuri politik Kadri Kryeziu ka reaguar sërish përmes një postimi në Facebook, duke e vazhduar tonin kritik pa përmendur emra konkretë, por me nënkuptime të qarta.

Në reagimin e tij të shkurtër, Kryeziu shkruan:

“Kush janë hajnat?

Të njëjtit që do të duhej ta ndërtonin shtetin, pasuruan veten.
Mjafton t’i krahasosh: çfarë kishin para luftës dhe çfarë kanë tani.
A e dini se për ndryshime të tilla pasurie duhen disa jetë pune — ose fat e mundësi si ato të Bezos apo Zuckerbergut?
Sa e kanë pasur rrogën, dhe çfarë biznesesh globale paskan zhvilluar që u pasuruan kaq shumë?
Dhe në fund, po të njëjtit shokë e shoqe me Shehollin.
Nuk do të ndalem…”

Edhe pse nuk e përmend me emër, reagimi shihet si vazhdim i polemikës së ditëve të fundit me Bardhyl Mahmutin, pas shkëmbimit të dyanshëm të shkrimeve që kanë ngjallur debat të gjerë në opinionin publik.