Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka reagua sot ndaj kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë e ka paralajmëruar, sot herët, Lidhja Demokratike e Kosovës, për si thuhet “për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.
Deputetja Kryeziu Hyseni, në një postim në Facebook, ka reaguar duke shtuar se kjo parti nuk ka bë kallëzim penal as kundër Listës Serbe, e këtë e ka bërë kundër Qeverisë së Kosovës.
“Asnjë kallëzim penal Listës Serbe, asnjë kallëzim penal ShIK-ut, dhe natyrisht tash kallëzim penal Qeverisë së Kosovës!”, ka shkruar ajo në Facebokk.
Ndryshe, LDK ka dorëzuar sot kallëzim penal, për si thotë ajo, “për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.



Të tjera
Kurti shtron iftar për Myftiun Naim Tërnava dhe drejtuesit e BIK-ut
Vr*itet në Greqi një tifoz 20 vjeçar
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lu*fta në Lindjen e Mesme?