Juristi Kadri Kryeziu ka kritikuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar si “hile të konstituimit të Kuvendit”.
Sipas tij, norma që Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe është shpikje e vitit 2014 nga Enver Hasani.
Kryeziu paralajmëron se ky precedent rrezikon stabilitetin e Republikës dhe e krahason me “Ahtisarin 2.0”, duke thënë se historia do t’i mbajë përgjegjës gjykatësit që e mbështetën këtë praktikë.
Postimi i plotë:
Kujtoni marsin e vitit 1989. Atëherë, Kazani i Prishtinës nuk linte gur pa rrotulluar për të bindur shqiptarët se “asgjë e keqe nuk do të ndodhte” nga ndryshimet kushtetuese. Historia i ka shënuar: anëtarët e atij komisioni dhe delegatët shqiptarë që ngritën dorën për të vrarë autonominë e Kosovës sot njihen si tradhtarë e dezertorë.
Po kështu, kur kjo hile e konstituimit të Kuvendit të dalë sheshit dhe të bëhet e dukshme për të gjithë, Enver Hasani dhe pesë gjykatësit shqiptarë të këtij kolegji do të mbahen mend si pasuesit e marsit 1989. Jo si juristë, por si tradhtarë të Kushtetutës dhe të demokracisë së Kosovës. Ata mund të përpiqen të shfajësohen, por historia nuk do t’i falë – dhe as ne nuk do t’i lejojmë.



Të tjera
4 sinjale të përbashkëta dhe të pagabueshme të partnerëve që tradhtojnë
Grainca: Ibrahim Rugova mbetet ati i Pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se a pëlqehet apo jo!
Tanjug: Nesër vazhdon dialogu, delegacioni serb mbërrin në Bruksel