Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka komentuar ftesën e Kurtit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes të cilës i kërkohet koalicion.
Kryeziu në një intervistë për RTV21 ka thënë se kjo letër nuk është dorëzim i LVV-së para LDK-së, por tentim për të gjetur një zgjidhje.
‘’Unë nuk besoj se letra e kryeministrit në drejtim të kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku është dorëzim i LVV-së, por edhe një herë tjetër po e dëshmojmë se jemi të gatshëm për gjetje të zgjidhjes.
Ky nuk është dorëzim është thjeshtë dëshmi e asaj se LVV-ja asnjëherë nuk ka qenë bllokuese dhe as nuk do të jetë bllokuese”, tha Kryeziu.



Të tjera
Kurti premton dyfishim të bursave, transport publik me 10 euro dhe investime të reja në Sharr
LVV ka gjasa reale ta tejkalojë rezultatin e vitit 202
Festoni me zemër, jo me dhunë