Drejtori ekzekutiv i IKD, Ismet Kryeziu ka kritikuar akterët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët po sulmojnë sistemin e drejtësisë.
Kryeziu tha se kjo që po bën qeveria në detyrë është thirrje për anarki.
Sipas tij Qeveria në detyrë përmes zyrtarëve më të lartë po bën thirrje për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Supreme.
Ajo që po ndodh sot është shumë më serioze: Qeveria në detyrë, përmes zyrtarëve më të lartë, po bën thirrje për moszbatim të vendimeve të Gjykatës Supreme. Kjo nuk është më ndikim apo presion – është nxitje për anarki. Kjo është ftesë e hapur për ta kthyer rendin shoqëror nga kushtetuta dhe ligji, te normat e vetëgjyqësisë dhe vlerat kanunore.
Në një shoqëri demokratike, refuzimi i gjykatës është refuzim i shtetit. Çdo përpjekje për ta legjitimuar këtë refuzim, është përpjekje për të zhbërë themelin e shtetit ligjor.
Të tjera
Asnjë parti s’mund të mbajë peng Kuvendin – paralajmërimi i Presidentes dhe sfida e Gjykatës Kushtetuese
Ambasada gjermane mbron Kushtetuesen, Bytyçi reagon ashpër: Ja pse përmend Listën Serbe!
Anëtari i “Guxo” vlerëson thirrjen e Osmanit: Lista Serbe po zbaton planin e Vuçiqit për ndarjen e Mitrovicës