Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar lidhur me arrestimet që kanë ndodhur sot për shkak të dyshimeve për manipulim të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se këto arrestime tregojnë një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës, dhe se ky ndryshim, ka vlerësuar Kryeziu, lidhet ‘drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe guximin institucional të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu’.
Postimi i plotë:
Ajo që po ndodh sot me arrestimin e komisonerve që manipuluan votat për kandidatë, përbën një dallim të qartë nga praktikat e së kaluarës.
Ky ndryshim, të paktën në këtë rast, nuk duket të jetë ende sistemik, por individual dhe i lidhur drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe guximin institucional të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, i cili po bëhet shembull i funksionimit të drejtë të institucionit të prokurorisë.
Shpresoj që, përveç prokurorisë, të gjendet edhe një gjyqtar me integritet dhe guxim të krahasueshëm me atë të Petritit, në mënyrë që sektori i drejtësisë të garantojë realisht sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, siç është akti themelor i çdo shoqërie demokratike: zgjedhjet e lira dhe të drejta.



Të tjera
Ukrainë-Rusi-SHBA, përfundon dita e parë e bisedimeve në Abu Dhabi
Zefaj: Rreth 1 miliard euro Kosova importoi energji elektrike për 5 vjet!
Disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente për shkak të stuhisë dimërore