Ka përfunduar takimi i Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasano, i cili është shoqëruar nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Kurti në takim sipas zyrës së kryeministrit ka deklaruar se Kosova është konstruktive në dialogun me Serbinë, duke shtuyar se duhet të zbatohet sa më parë Marrëveshja e Ohrit dhe Aneksi i Ohrit.
Po ashtu, siç thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit, Kurti ka shprehur vlerësimin e lartë për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kontributit të tyre në çlirimin, pavarësimin dhe zhvillimin e shtetit, siç thuhet në komunikatë Kurti këto marrëdhënie i cilësoi si të fuqishme.
Gjithnjë sipas komunikatës, Kurti ka shtuar se Kosova dhe SHBA ndajmë vlera dhe qëllime të përbashkëta, si miq, aleatë e partnere
“Kosova dhe SHBA ndajmë vlera dhe qëllime të përbashkëta, si miq, aleatë e partnere e cila reflektohet edhe nga dëshira e perceptimi edhe i vetë qytetarëve të vendit tonë. Kryeministri Kurti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, energjisë, sigurisë e më gjerë. Theksoi edhe progresin demokratik, ekonomik e shoqëror që ka njohur vendi ynë përgjatë këtij mandati qeverisës, me ç’rast veçoi edhe rëndësinë e sigurisë dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu Kurti ka folur me të edhe për Samitin e Procesit të Berlinit, e për çështje që lidhen me bashkëpunimin rajonal
“Kryeministri theksoi edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në pritje edhe të samitit të Procesit të Berlinit të hënën e ardhshme, ku trajtoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila i kontribuon qytetarëve të dy vendeve”.
Kryeministri i Kosovës ka folur dhe për mundësitë e bashkëpunimit me emisarin e ri, Alexander Kasanof.
“Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti trajtoi mundësitë e bashkëpunimit edhe me emisarin e ri Alexander Kasanof si dhe partnerët tanë evropianë pas zgjedhjeve të mbajtura dhe komisionerëve të rinj. Ai shtoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e dyanshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim”, thuhet në komunikatë.



Të tjera
Kjo është pija që djeg kaloritë
Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet
Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës më 31 mars ndaj Turqisë ose Rumanisë