Trupi i pajetë i Faton Hajrizit është sjellë në Kosovë në orët e para të së premtes. Vetura me të cilën po transportohej trupi arriti në Merdar rreth orës 02:00.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se “pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.”
Sipas informacioneve të para, ekspertiza e trupit të Hajrizit pritet të bëhet tek javën e ardhshme, derisa Instituti i Mjekësisë Ligjore ta marrë raportin e autopsisë nga Serbia.
Një ditë më herët, MPJD-ja njoftoi se Prokuroria e Qarkut të Beogradit kishte dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të Hajrizit.
Hajrizi u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.
Ai ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik dhe dyshohet për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi në korrik se dorasi i dyshuar i policit u vra në vendin e quajtur Banja Kovilaça, pasi autoritetet serbe kishin qenë në kërkim të tij që nga vrasja e policit.
Serbia ka kërkuar që Gjermania të ekstradojë vëllain e Fatonit, Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij.



Të tjera
Pesë arsye pse duhet të bëni masazh
Pse rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi të qëndroni nën ujë për një kohë
Pse burrat tradhtojnë edhe nëse kanë martesë të lumtur?