Kuçi: Sot kam marr kërcënim me jetë nga një militant i LDK-së, rastin e kam paraqitur në organet kompetente!

Kuçi: Sot kam marr kërcënim me jetë nga një militant i LDK-së, rastin e kam paraqitur në organet kompetente!

Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka njoftuar se sot ka marr kërcënim me jetë pas denoncimit publik të skandaleve dhe keqpërdorimeve zgjedhore të ndodhura në këtë komunë.

Kuçi tha se përveç tentativave përmes personave që kanë ardhur në shtëpinë e tij duke kërkuar të tërhiqet nga demaskimi i manipulimeve me vendbanime dhe listat e votuesve, sot ka pranuar edhe kërcënime të drejtpërdrejta me jetë nga, A.M militant i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku tha se i njëjti është gjithashtu zyrtar komunal.

Ai bëri të ditur se pas kërcënimit që ka marr sot rastin e ka paraqitur në organet kompetente.

“Ata që mashtruan e shpifën, që blenë vota me shuma të mëdha dhe kontrabanduan votues nga komuna të tjera përmes ndërrimit të vendbanimeve, tani, pasi janë zbuluar dhe ballafaquar me fakte e dëshmi, po përpiqen ta heshtin të vërtetën me kërcënime e presione.Kjo është fytyra e një kaste politike që, për pushtet, nuk njeh kufij moralë, ligjorë, e as njerëzorë.Por dua t’i siguroj të gjithë se as nuk frikësohem, as nuk zbrapsem.Me kërcënime të tilla jam përballur edhe nga regjimi i atëhershëm, por as atëherë nuk jam përkulur dhe as sot nuk do të përkulem” shkruan Kuçi në reagimin e tij.

Reagimi i plotë: