Policia e Kosovës ka thënë se në ditët e fundit, janë në rritje ankesat në Policinë e Kosovës, ku qytetarë dhe biznese raportojnë raste të mashtrimit që kryhen në emër të ndihmës financiare për persona të tretë.
Policia thotë se bazuar në deklarimet e palëve të dëmtuara, është konstatuar se persona të panjohur për momentin, i kontaktojnë qytetarët përmes telefonit duke përdorur aplikacione me numra telefonikë nga shtete fqinje, Bosnja dhe Hercegovina e Mali i Zi, dhe kërkojnë ndihmë financiare në emër të personave të tretë.
Tutje, policia tregon se të njëjtëve u jepet udhëzim që mjetet t’i dërgojnë në kompani që bëjnë transfere parash.
Policia thotë se, më vonë, palët e dëmtuara e kanë kuptuar se mjetet nuk janë përdorur për qëllime ndihme, por për përfitime personale të individëve të dyshuar.
Hetimet e deritashme, thotë policia, kanë konstatuar se bëhet fjalë për skema mashtruese me përfitim personal.
“Bazuar në këto rrethana, u bëhet apel qytetarëve dhe bizneseve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj kërkesave të tilla, pasi hetimet e deritanishme kanë konstatuar se bëhet fjalë për skema mashtruese me qëllim përfitimi personal”, thuhet në apelin e policisë karshi qytetarëve e bizneseve



Të tjera
KQZ vendos të rinumërohen 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit
Këto janë 10 komunat që do të bëhet rinumërimi i plotë i votave
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh