“Sot, kujtojmë me respekt heroin Ilir Konushevci, luftëtarin e pathyeshëm të UÇK-së, në misionin për lirinë e atdheut. Bashkë me mjekun Hazir Mala, ata ishin të palëkundur në përkushtimin e tyre për liri, teksa hovi i tyre u ndërpre pabesisht në një pritë të organizuar, në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po shtrihej dhe organizohej me vrull për ta çuar deri në fund misionin e saj çlirimtar. Vrasja e tyre ishte një humbje e rëndë për UÇK-në, por edhe një gur themeli për lirinë tonë dhe për shtetin për të cilin ranë, ndaj drejtësia për ta është obligim. Ata ranë bashkë, por u ngritën përjetësisht në kujtesën kombëtare si simbol i përbashkimit të dijes dhe armës, i guximit dhe humanizmit, i lirisë dhe sakrificës. Kujtimi për Ilir Konushevcin dhe mjekun Hazir Malaj është zotim i përhershëm për ta ruajtur lirinë e fituar me gjakun e tyre dhe për të jetësuar me dinjitet amanetin që ata lanë pas. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre”, tha Presidentja Osmani.
Të tjera
Turqia dënon su*lmin izr*aelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar gjatë bisedimeve për armëpushim
Komandanti i KFOR-it diskuton me ministrin e Mbrojtjes në Tiranë për sigurinë në Kosovë
Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes