Në “media day”, edhe Yann Sommer doli para gazetarëve për të folur rreth finales së Champions League kundër PSG-së, që do të luhet të shtunën e 31 majit në “Allianz Arena”:
“Finalja është një ndeshje e madhe për të gjithë ne, kemi bërë shumë gjëra mirë për të arritur deri këtu si skuadër. Ka shumë gëzim, por duhet të përgatitemi mirë”.
A mund ta ktheni zhgënjimin e kampionatit në karburant për Champions-in?
Champions League është diçka krejt tjetër. Kemi bërë një sezon të mirë, por tani na kanë mbetur edhe disa ditë nga finishi, ndaj gëzimi, guximi dhe përqendrimi janë të rëndësishëm.
A është ky momenti yt më i mirë në karrierë?
Vështirë të thuhet, por ndjehem shumë mirë. Gjatë viteve të fundit kam investuar shumë në formën time fizike dhe mendore. Të luash një finale me këtë skuadër është fantastike dhe po kënaqem.
Pasi keni eliminuar Barcelonën dhe Bayernin, ku e vendos PSG-në si nivel?
Në të njëjtin nivel me të tjerët. Është një skuadër më e fortë se disa vite më parë. Do të jetë finale interesante për të dyja skuadrat. Duhet të kemi të njëjtën energji që patëm kundër Bayernit dhe Barcelonës.
Nëse shkoni te penalltitë, kush është favorit?
Nuk e di dhe nuk mendoj për këtë, ndonëse përgatitja e ndeshjes përfshin edhe penalltitë. Më e rëndësishmja është paraqitja e skuadrës.
Të tjera
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin
Ka një këmbë magjike, do të bëjë diferencën te Juve