Barcelona ka dështuar të marrë fitore në ndeshjen e xhiros së tretë në La Liga.
Katalanasit barazuan me rezultat 1:1 ndaj Rayo Vallecanos në ndeshjen që u zhvillua në paralagjën e Madridit.
Rayo që do luaj përballë Dritës së Gjilanit në Conference League, i la Barcelonës mbajtjen e topit, mirëpo sa i përket rasteve pati më shumë goditje në portë, transmeton Klankosova.tv.
Lamine Yamal ishte i pari që shënoi, duke qenë i saktë nga penalltia në minutën e 40-të. Ndërkohë gjatë pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 67-të, Fran Perez barazoi rezultatin me një goditje nga afërsia.
Pas këtij dueli, Barcelona bie në pozitën e katërt me shtatë pikë, kurse Rayo kalon në vendin e 10-të në tabelë me katër pikë në tre ndeshje.



Të tjera
Lu*fta kundër Iranit është paradhomë e asaj kundër Turqisë?!
Kosova do ta kujtojë me mirënjohje
Mënyrat për të disiplinuar fëmijët tuaj, pa u bërtitur