Veterani i UÇK-së, Adnan Hyseni, ka reaguar lidhur me çmimin e lartë të kostumit të nderit për veteranët e luftës, i cili kushton 350 euro.
Në një postim në Facebook, ai tha se uniformën e meriton veterani i vërtetë si dhuratë, pasi çlirimi u bë me gjak…
“Çlirimin e atdheut e kemi la me gjak, nuk e kemi ble me para. Edhe uniformën e meriton veterani i vërtetë si dhuratë, sepse po bie ndesh me kontributin tonë sublim për çlirim dhe bashkim kombëtar,” ka thënë Hyseni.
Veteranët kërkojnë që këto rroba, të dizajnuara dhe të prodhuara nga Ferid Berisha, i njohur me nofkën komandant “Shkupi”, të sigurohen nga shteti.
Nga ana e tij, Berisha ka shpjeguar se çmimi është i lartë për shkak të sasisë së vogël të prodhimit, duke theksuar se uniformat po përgatiten në Turqi.
Ai megjithatë e ka arsyetuar ankesën e bashkëluftëtarëve, pasi mbi 37 mijë veteranë janë ende pa punë dhe nuk e kanë të lehtë përballimin e këtij shpenzimi.
Të tjera
Dogana zbulon kontrabandën me mbushës së telefonave
Kurti premton 100 € shtesë për gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat deri në 13 vjeç
Gjatë mandatit të ardhëm paga minme do të jetë 500 euro