Apeli i Gjykatës së Posaçme shtyn për më 20 qershor seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Shkak i shtyrjes u bë mungesa në seancë e të bashkëpandehurës së tij, Alma Kaçi.
Në Apel, Gjici kundërshton dënimin me 2 vjet burg për “shpërdorim të detyrës”, ndërsa Kaçi dënimin me 1 vit e 6 muaj për “prostitucion”.
Më 16 qershor 2023, Gjici u shfaq në një video të publikuar online duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.
Më vonë, u publikua një tjetër fragment i asaj videoje ku Gjici diskutonte me vajzën në fjalë për mundësinë e akordimit të saj të një tenderi për menaxhimin e qenve endacakë të qytetit të Kukësit.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës