Kupa Botërore e boksit “Felix Stamm”, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë, sot vjen me disa duele të ‘nxehta’.
Sot në ring do të ngjitët kampionia Donjeta Sadiku, e cila në kategorinë 60 kilogramë do të boksojë me polaken vendëse, Alesandra Jankowiak.
Gjithashtu, sot në ring do të dalë edhe boksieri Shpetim Bajoku, i cili në 70 kilogramë do ta ketë për kundërshtar boksierin nga Uzbekistani, Gofurjon Tokhirov.
Ushtruesja e detyrës së selektores së Kosovës, Marjola Sallauka beson dhe shpreson që Donjeta do të korrë fitore dhe do ta vazhdojë rrugën për medalje.
Po ashtu, selektori Faton Xhakli shpreson që Shpetim Bajoku të triumfojë në luftë kundër boksierit uzbek.
Dje, garuesi tjetër kosovar, Bashkim Bajoku pësoi humbje nga boksieri skocez, Cullen Aaron në kategorinë 55 kilogramë.
Kupa Botërore “Felix Stamm” ka nisur më 10 maj dhe do të zgjasë deri më 17 të këtij muaji.
Të tjera
Inspektorati dhe Policia e Kosovës marrin nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë
Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet
Rama në Kryeministri, në orën 11:00 zbulon kabinetin e ri qeveritar