“Vetëm pse kryeministri ka të drejtë politike dhe ligjore për të hapur urën, nuk është patjetër gjëja e drejtë për t’u bërë kur jemi te qëllimi i gjerë i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me qeverinë në Serbi, dhe te krijimi i një situate paqësore dhe drejt progresit në Kosovë. Prandaj brengosem që nëse kryeministri Kurti lëviz njëanshëm, ai nuk e ka pajtimin e serbëve në veri, pajtimin e Beogradit, nuk e ka përkrahjen e SHBA-së dhe vendeve të NATO-s. Kjo lëvizje mund të bëjë më shumë keq se mirë”, ka thënë ai për Tëvë1.
Kupchan nuk sheh ftohje të raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së, megjithëse siç thotë ai disa vendime që ka ndërmarëe Kurti për SHBA-në ka qenë provokuses.
“Jo, urrej ta quaj ndarje apo një ftohje që do të ishte term pak i vrazhdët. Por mendoj se kur shikon mandatin e kryeministrit Kurti, dhe sheh zgjedhjen e kryetarëve të komunave në veri nga një pakicë shumë e vogël, ndërrimin e tabelave të regjistrimit të veturave, çështjen e letërnjoftimeve, e monedhës, ka një pikëpamje në SHBA, në Uashington që kryeministri Kurti nganjëherë ndërmerr hapa që janë provokues, që nuk janë në frymën e lëvizjes drejt normalizimit, dhe implementimit të marrëveshje të cilën BE-ja e ka vendosur në tavolinë, ndonëse palët nuk kanë nënshkruar marrëveshjen, kanë deklaruar përkrahjen e saj”, shprehet profesori amerikan.
Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të rikthehet në angazhim konstruktiv dhe të ngushtë me Uashingtonin, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Në të njëjtën kohë, SHBA-të i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos e hapin për qarkullin urën mbi lumin Ibër, pasi që sipas tyre kjo mund të nxis tensione në pjesën veriore te vendit.
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli