Nis ndeshja për rrugën drejt “Ëndrrës Amerikane” – Ekonomia Online

Kur do t’i zhvillojë Kosova ndeshjet e radhës?

Kombëtarja e Kosovës ndeshjet e radhës zyrtare do t’i ketë në Ligën e Kombeve, ku në grupin G bën pjesë me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.

“Dardanët” ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër Irlandës në “Fadil Vokrri” më 24 shtator të këtij viti.

Kurse tri ditë më pas, skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të jetë mysafire e Austrisë.

Derisa kombëtarja përgjatë muajve tetor dhe nëntor, Kosova do t’i ketë edhe katër ndeshje tjera në Ligën e Kombeve.

E shorti për kualifikimet për Kampionatin Europian 2028, do të hidhet më 6 dhjetor.

Kurse ndeshjet do të nisin nga marsi i vitit të ardhshëm (2027).

Kombëtarja ishte veç një hap larg kualifikimit në Kampionatin Botëror, por u mposht në shtëpi minimalisht 0:1 nga Turqia.