Vëllai i Gani Gecit, Esat Geci, ka publikuar një fotografi të pasluftës ku ish presidenti Ibrahim Rugova shihet mbi Urën e Ibrit, i shoqëruar nga Faruk Spahia kryetar i komunës atje. Geci asokohe ka qenë pjesë e sigurimit të Rugovës.
Geci ka thënë se këtë fotografi duhet ta shohin “disa patriotë të Facebookut që sot shesin patriotizëm mbi Urën e Ibrit”.
Ai ka shtuar se arsyeja që atë kohë ecej këmbë ishte, sipas tij, që “Rugova i kishte SHBA’të dhe miqtë e Kosovës pas vete”.
“Arsyja se pse ne atë kohë ecim kẽmbẽ ishte sepse presidenti Rugova i kishe SHBA-të dhe miqet e Kosoves mbas veti! Kurse sot ndezin kamijon autoblinda polic patrijotizem dej nẽ skaj! Dhe tě gjitha keto mjete blindume kan ardhurě fal SHBA-sẽ dhe miqve tanẽ dhe fal tyre sot Kosova ẽshtě shtet!”
Geci u ka bërë thirrje “patriotëve të vonuar” që të mos humbet marrëdhënia me SHBA’të dhe miqtë.
“Patriot tẽ vonuar,mos naj humbni SHBA-tě dhe miqet,se fal tyne ne si Kosově e gezojmẽ lirin dhe shtetin tẽ cilin e ndertuam me gjakẽ!”



Të tjera
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë