Mesazhi i Mexhitit për kundërshtarët: Kur t’i shohin rezultatet do të ikin fare

Kur t’i shohin rezultatet do të ikin fare

Pasi kreu votimin, kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti, është prononcuar për media.

Ai u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarës së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi:

“Z. Mexhiti, është përmendur se në rast se fitojnë kundërshtarët tuaj politikë, mund të kërkojnë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme në nivelin qendror?”, ishte pyetja e Bellagoshit për Mexhitin.

Mexhiti u shpreh:

“Unë edhe njëherë uroj mbarëvajtje të procesit të përmbyllet kështu si festë. Kur t’i shohin rezultatet, janë të njohur që i ndërrojnë qëndrimet dhe me ua përmend zgjedhjet qendrore do të ikin fare”, ishte mesazhi i tij drejtuar kundërshtarëve politik.

Përballë tij në garën për Çairin, do të jetë Bujar Osmani nga koalicioni AKI, pjesë e së cilit është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit.