Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, të enjten ka deklaruar se infrastruktura e futbollit në Kosovë po përjeton investimin më të madh ndonjëherë, me projekte të shumta të përfunduara dhe të tjera në faza të avancuara të realizimit, përcjell KosovaPost.
I parit i sportit në vendin tonë, përmes një postim në Facebook, theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për të ardhmen e sportit dhe për zhvillimin e vendit në nivel ndërkombëtar.
“Asnjëherë më parë nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë. Po ndërtojmë infrastrukturë moderne që u shërben brezave të rinj, klubeve vendore, përfaqësueses sonë dhe ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’”, ka shkruar ministri Çeku.
Stadiumet e përfunduar dhe në realizim: Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, stadiumi i qytetit në Shtime, stadiumi i qytetit në Gjakovë, stadiumi i Gjilanit, stadiumi i Hogoshtit në Kamenicë, stadiumet ndihmëse në Komoran në Bërnicë, Gjilan, Raushiq dhe Studençan.
Në procedurë: stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë, stadiumi i qytetit në Ferizaj, stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren, stadiumi i qytetit në Rahovec, stadiumi “Ferki Aliu” në Vushtrri, stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, stadiumi i qytetit në Suharekë, stadiumi i qytetit në Han të Elezit, stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Të tjera
Pamjet nga protesta në Hagë nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht
Kurti mirëpret të rinjtë rajonalë për dialog dhe bashkëpunim për të ardhmen
Evropiani 2027 Shqipëri – Serbi, ky është veprimi i fundit i UEFA-s