Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në përvjetorin e 50-të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka thënë se Akademia dhe politika kanë udhëtuar së bashku. Ai ka thënë se ASHAK-u është institucioni më sipëror ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet, nuk ka tezë që nuk mund të ngritet dhe ku nuk ka debat që nuk mund të bëhet.
Ai theksoi se shkenca dhe artet dhe pushteti me shtetin përdridhen mes tyre, mes forumesh dhe betejash, sepse sipas tij, dija shkencore dhe arti, duke qenë imanencë publike janë gjithmonë politike.
Kurti vuri në dukje se Publikja është sfera ku shkenca dhe artet nxjerrin në pah duke u publikuar dhe ku nga marrëdhëniet ndërnjerëzore me dijen, me jetën, me natyrën, dhe me shoqërinë, njerëzit krijojnë dhe formësojnë botë të reja në vazhdimësi.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke vënën në pah kohën kur u themelua ASHAK-u, në vitet e ’70-ta, strukturalistë dhe posstrukturalistët, sidomos ata francezë, po e trajtonin raportin mes dijes shkencore dhe narracioneve për të vërtetën mes mendimit filozofik dhe të pushtetit, si dhe mes artit e autoritetit, derisa përmendi Kantin, tri pyetjet e tij për botën e jetën se “ç’mund të di, çmund të bëj dhe ç’mund të shpresoj?”.
“Në historinë e gjysmëshekullore të ASHAK-ut, mund të lexohen mijëra përgjigje të këtyre pyetjeve, ngase në historinë e AHSAK-ut është e shkruar edhe historia shkencës dhe arteve në Kosovë, e mendimit dhe veprimit etik, estetik e politik, sepse nga anëtarë të dikurshëm e të tashëm të kësaj akademie janë krijuar dhe botuar qindra vepra dhe mijëra punime shkencore, filozofike e artistike, që kanë marrë dhe kanë dhënë nga ky vend e nga e gjithë bota me njerëzit e kësaj shoqërie dhe popujve të tjerë, andaj ASHAK është institucioni më sipëror ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet, nuk ka tezë që nuk mund të ngritet dhe ku nuk ka debat që nuk mund të bëhet”, tha Kurti.
The post Kurti: Akademia, vendi i ideve dhe debatit të pakufizuar appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është institucioni më sipëror, ku nuk ka mendim që nuk mund të thuhet dhe nuk ka debat që nuk mund të zhvillohet
Dekorohen me urdhrin e lartë të Skënderbeut Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, Nazif Gashi