Kështu e përfundoi rritjen e pretenduar shkallë-për-shkallë në përqindje gjatë qeverisjes së vet, ku majën ia përcaktoi ‘sovranitetit’ në veri.
Në tubimin e paraqitjes së listës së kandidatëve të Vetëvendosjes për zgjedhjet parlamentare, kryetari i partisë, Albin Kurti, kërkoi “500 mijë vota…që të mos varemi nga Lista Serbe dhe klubi i stërvjetëruar politik”.
Analistët në studio televizive i pati objekt sulmi, duke i quajtur “piskama të oligarëve…që u është tharrë fyti” dhe se “prandaj edhe zhurma në studio televizive”.
“500 mijë vota jo aspiratë për kuriozitetit, por e nevojshme për punën e domodosdshme, që të mos varemi nga Lista Serbe e as nga klubi i stërvjetëruar politik”, tha Albin Kurti.
Varësia, siç tha ai, nga Lista Serbe dhe “klubi i stërvjetëruar politik…është veç në dëm të Kosovës” teksa vazhdoi edhe më tej se “varësia nga to i bie që: ose nuk ia do të mirën e Kosovës, ose je i ngarkuar me 20 vjet në sakatimin e vendit”.
“Vetëvendosja garon vetëm me veten, nuk humbim kohë me tjerët”, tha ai.



Të tjera
Ushqimet që nuk duhen konsumuar në darkë
Të ushqyerit sipas profesionit që keni
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serb të akuzuar për krime lufte