Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Keir Starmer për fitoren në zgjedhjet, duke i dëshiruar të gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit.
Zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu e ka shpërndarë postimin e Kurtit në rrjetin social X duke shtuar se Kurti dhe Starmer janë takuar në nëntor të vitit 2022.
Ai po ashtu publikoi fotografinë e tyre.
Kryeziu tha se Kurti i ka shprehur mirënjohjen për Partinë Laburiste për rolin e tyre në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi.
“Kryeministri Kurti u takua me kryeministrin tanimë të Britanisë së Madhe Starmer në nëntor të vitit 2022. Ndër të tjera, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për @UKLabour rolin historik të tij në luftën tonë për liri dhe pavarësi”, shkroi Kryeziu.



Të tjera
Keni kollë të fortë? Shpëtoni një herë e mirë me këto metoda të thjeshta shtëpiake
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinës, konfiskohen mallra në vlerë rreth 800 mijë euro
Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje