Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, janë takuar gjatë ditës së djeshme në një takim që zgjati mbi dy orë.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se pritet të ketë edhe një takim tjetër mes Kurtit dhe Limajt. Nëse ky takim realizohet, ai pritet të jetë vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje që synon zgjidhjen e ngërçit politik.
Po sipas këtyre burimeve, tema kryesore e diskutimit në takimin e djeshëm ishte arritja e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit. Ndërkaq, pozita e kryetarit të Kuvendit nuk ka qenë fare pjesë e bisedimeve.
Të tjera
Lookman pranë rikthimit në ekipin e Atalantës me një kusht të fundit
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord