Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi. Vendimi është marrë pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe, transmeton KosovaNews.
Rexhepi, e cila ka shërbyer si pjesë e ekzekutivit gjatë mandatit të kaluar, tani do të vazhdojë angazhimin e saj në legjislativ, duke përfaqësuar interesat e komuniteteve jo-shumicë në kryesinë e Kuvendit.



Të tjera
Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ditëve me ngrica
Presidentja Osmani thotë se i ka bindur 20 shtete ta tërheqin çnjohjen e Kosovës
3 veprime të thjeshta për ta mbajtur lëkurën e shëndetshme gjatë dimrit