Gjatë qëndrimit në Shkup, në margjina të Takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Sipas njoftimit nga ekzekutivi, Kurti e përgëzoi homologun e tij për organizimin e suksesshëm të këtij samiti të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe e falënderoi për mikpritjen.
“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, për nivelin e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive nga mbledhjet e përbashkëta, ndër të cilat u theksuan funksionalizimi i dy pikave të përbashkëta kufitare, dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.
Në frymën e samitit, thuhet se diskutuan edhe për procesin integrues drejt Bashkimit Evropian për të dy vendet dhe rajonin, si dhe për rëndësinë e Planit të Rritjes dhe fondeve të BE-së në përshpejtimin e reformave të agjendës evropiane.
Bëhet e ditur se gjatë takimit dhe pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja.
Të tjera
Rubio takim me Netanyahun pas sulmit izraelit në Katar
Trump: Urrejtja mes Putinit dhe Zelensky-t po zgjat luftën
ShBA, gjithmonë mike e popullit të Kosovës – do të vlerësojmë veprimet e Qeverisë në detyrë