Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në fund të shtatorit Radoica Radomiroviq ishte liruar nga pozita e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, me kërkesë të eprorit të tij, ministrit Nenad Rashiq.




Të tjera
Pse disa njerëz vuajnë më shumë nga vapa?
Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti
Të shtunën shpallet lista e Shqipërisë