Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se forcimi i ushtrisë dhe mbrojtja e territorit të vendit janë obligime që burojnë nga sakrifica e dëshmorëve të kombit.
Këtë deklaratë ai e bëri të dielën gjatë homazheve në Kompleksin përkujtimor të dëshmorëve në Krushë të Madhe dhe në vendin e rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi, në përvjetorin e 26-të të rënies së tyre.
Me të njëjtin mesazh doli edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili gjatë Forumit Diplomatik të Antalias, zhvilloi një takim me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Prof. Haluk Görgün.
“Diskutuam bashkëpunimet që mund të zhvillohen midis dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe hapat strategjikë që do të kontribuojnë në sigurinë rajonale. Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes forcon marrëdhëniet mes vendeve tona, Kosovë–Turqi, si dhe kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve tona duke krijuar vetëqëndrueshmëri për municione të kalibrave të ndryshëm,” tha Maqedonci.
Qeveria e Kosovës këtë vit ka ndarë mbi 200 milionë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa përgjatë katër viteve të mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje, buxheti për FSK-në është rritur nga 67 në 208 milionë euro.



Të tjera
Manchester City nuk dorëzohet, do të luftojmë për titull deri në fund
Hani fara kungulli rregullisht
Ka imunoterapi të re që tkurrë tumoret