Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kurti fton deputetët për formimin e komisioneve palramentare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ka folur për rolin e funksionin e komisioneve, si trupa të Kuvendit të Kosovës, si dhe për temat që janë esenciale për vendin e shtetin e që janë në fushë veprimtarinë e këtyre komisioneve që janë të përhershme.

 

Sipas tij katër komisione janë kyçe në funksionimin e tyre në funksion të ministrive që sikundër tha ai, potencialisht mund të krijohen prej një qeverie që Legjislativi i voton.

“Por gjendja e tanishme është esenciale në Republikën tonë. Tash kur po i diskutojmë punët esenciale për vijimësi të punëve të shtetit, temat përkojnë pikërisht me fushë veprimtarinë e këtyre komisioneve që janë të përhershme: Buxheti për vitin 2026, Buxheti për RTK-në, Buxheti për vitin 2025 për komunat e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut, Plani i rritjes së BE-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare me Bankën Botërore”, tha Kurti.