Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kryer sot obligimin e tij qytetar, duke votuar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Pas votimit, Kurti ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për Kosovën dhe ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme. I ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën dhe të shfrytëzojnë mundësinë për të vendosur për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm. Uroj dhe besoj që legjislatura e dhjetë të konstituohet sa më shpejt dhe njëkohësisht të formohet qeveria e re”, ka deklaruar Kurti para mediave.
Ai ka shtuar se shpreson që pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të jetë sa më masive, pasi kjo sipas tij do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në cilësinë e zgjedhjes, por edhe në legjitimitetin e institucioneve.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve për pjesëmarrjen në fushata, për durimin, vëmendjen dhe angazhimin që kanë treguar. Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive, sepse një pjesëmarrje e tillë reflektohet edhe në cilësinë e zgjedhjes dhe në legjitimitetin e institucioneve”, ka përfunduar Kurti.



Të tjera
Policia nuk lejon hyrjen e veturave nga Serbia në Kosovë përmes pikës zero në Bërnjak
Nga akt paturpësie i shtetit shqiptar si puthador i Izraelit
Juventus fiton minimalisht, Zhegrova luan gjysmë orë