Qeveria Kurti 3, në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e projekt-rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Ministrive.
Po ashtu, gjatë mbledhjes u miratua edhe shqyrtimi i projekt-programit të Projektligjeve për vitet 2026 – 2028.
Kryeministri Albin Kurti, tha se në kuadër të agjendës legjislative, do të prioritetizohen projektligji për çmimet tavan si dhe ai i Byrosë Shtetërore.
“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritetizojmë për vitet 2026-2028, procedimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë të Pajustifikuesheme dhe projektligjin për Çmimet Tavan, të cilat do t’ia përcjellim Kuvendit”, tha Kurti.



Të tjera
Kurti në takim me ambasadorin gjerman, diskutohet për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të ri
LDK thotë se nuk e voton buxhetin nëse nuk përfshihen amendamentet e tyre
“Shfrytëzuan gjendjen e rëndë financiare të viktimës” – detaje nga rasti i fajdesë në Prizren