Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka takuar sot kryeparlamentarin Dimal Basha, të cilit i ka dhuruar pikturën “Pranvera Shqiptare” të Rexhep Selimit, si simbol i angazhimit të përbashkët në shërbim të qytetarëve pas konstituimit të legjislaturës së nëntë.
Në takim u bisedua mbi rëndësinë e bashkërendimit ndërinstitucional dhe prioritetet në këtë fazë të re të funksionimit të institucioneve, raporton KosovaPress.
Kryetari Basha shprehu gatishmërinë e tij për ta udhëhequr Kuvendin me përkushtim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.
Pas gati gjashtë muajve ngërç politik, sot u konstituua legjislatura e nëntë e Kuvendit, me zgjedhjen e Nenad Rashiq nënkryetar i Kryesisë nga radhët e komunitetit serb.



Të tjera
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë vaj peshku?
Shenjat kur dikush është shumë i stresuar
7 hobi që ju ndihmojnë të bëheni më të zgjuar