Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në vizitën e saj të pestë që prej vitit 2021, e cila qëndron si dëshmi e marrëdhënieve të mira.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Presidentes von der Leyen për rrugëtimin evropian të Kosovës. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, reformat dhe progresin tonë në sundim të ligjit dhe fushën e sigurisë, përparimin demokratik dhe rritjen ekonomike. Kryeministri ritheksoi nevojën që Komisioni Evropian të dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën.
Kryeministri foli edhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e kaluar, të cilat ishin të lira, demokratike dhe në përputhje me standardet më të mira evropiane.



Të tjera
Këshilla kundër dhjamit në bark
Britania krijon aplikacionin që sheh përmes murit
Peshku ndihmon zemrën