Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës ka pritur qytetarë ukrainas të cilët veprojnë e jetojnë në Kosovë.
Kurti ka thënë se Kosova është bërë një shtëpi e dytë për ta.
“Kosova është bërë një shtëpi e dytë për ta. Me këtë rast shpreha vlerësimin e thellë dhe solidaritetin për punën e përpjekjet e tyre në një kohë kaq sfiduese. Sepse sot qëndresa e Ukrainës dhe qytetarëve të saj është e pashembullt dhe heroike. Ukraina është mburojë e demokracisë evropiane”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje, kryeministri tha se Kosova do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës.
“Republika e Kosovës do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci, dhe përkrahëse e rezistencës e vendosmërisë së popullit ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit të tyre”, tha kryeministri.



Të tjera
Gjetën çantën me ar, dy fëmijë në Turqi ia kthejnë pronarit – ai i shpërblen për sjelljen shembullore
Nëna, intuita dhe vazhdimësia e idealit
Ferizaji nuk lëshon pe, investime të reja dhe projekte madhore në mandatin e ardhshëm