Kurti kundër, partitë e tjera kërkojnë zgjedhje të reja pas takimit me Osmanin

Kurti kundër, partitë e tjera kërkojnë zgjedhje të reja pas takimit me Osmanin

Pas takimit të zhvilluar me Presidenten Vjosa Osmani, kryetarët e partive kryesore politike shqiptare kanë bërë të qartë se situata parlamentare aktuale nuk lejon formimin e një shumice për qeverinë e re, duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka dhënë deklaratë për media pas takimit.

Ai u tha shkurt gazetarëve: “Kushtetuta dhe ligjet janë të qarta”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt, brenda afatit kushtetues.

Ai shtoi se Presidentja Osmani ka afat deri më 5 nëntor për të vendosur nëse do të mandatojë dikë tjetër për të formuar qeverinë apo do të shpallë zgjedhjet e reja.

Haradinaj përmendi se data më e afërt për zgjedhjet mund të jetë 7 dhjetori, ndërsa një alternativë tjetër është 14 dhjetori, duke argumentuar nevojën urgjente për një qeveri që të miratojë buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Në takimin e sotëm Presidentja kërkoj nga ne të sqarojë se a e kemi shumicën për qeveri. Kërkoj nga ne edhe mundësin që të gjendej zgjidhje për buxhetin dhe fondin për zhvillim nga BE. Po ndodhin zgjedhjet parlamentare, deputeti që në emër të shumicës dështoj në seancën parapake kërkoj edhe disa ditë që nuk ishte shumë serioze kjo krekës. Presidentja ka deri me 5-in afat kushtetues besoj që më 5 nëntori do ta marrim lajmi që do të shpërndahet parlamenti. Do të ishte në interes të Kosovës që zgjedhjet të mbahen më shpejt, data 7 dhjetor do të ishte opsion”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se gjatë takimit u bë e qartë se nuk ekziston shumicë parlamentare.

“Në këtë takim u bë e qartë edhe njëherë që nuk ka shumicë parlamentare, I takon presidentes që të përcaktoj a ka shumicë apo jo, ka pretendime nga kryetari i VV-së se ndoshta duhet provuar edhe njëherë por shumica e partive politike ishin të qartë që nuk kanë shumicë. Nuk folëm për data as marrëveshje por ishim për të dhënë qëndrimet politike dhe presidentja të vlerësoj a ka mundësi për një shumicë. U diskutua për planin e rritjes dhe trajnimin e një faze kalimtare të buxhetit, u fol për kalimin e buxhetit të vjetër. Qëndrimi jonë është sa më herët të përcaktohet zgjedhjet më herët bëhen qeveria dhe e bënë buxhetin e ri. Ne u deklaruam zyrtarisht që nuk kemi as mundësi as legjitimitet që të ketë shumicë për qeveri”, ka thënë kreu i LDK-së.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se situata aktuale nuk lejon që askush të formojë shumicën për qeverinë e re dhe se zgjedhjet tashmë janë të imponuara.

Ai shtoi se përpjekjet për të siguruar shumicën me partitë që më parë ishin në opozitë nuk kanë rezultuar.

“Ajo që është më e rëndësishme në takim është se askush nuk mundet me kriju shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale. Së paku 52 deputetë të përfaqësua nga 4 kryetarë të partive shqiptare dhe disa nga partitë minoritare edhe në takim e aknë bërë të qartë që nuk janë të qartë që nuk ajnë pjesë e asnjë shumice. Matematikisht e bënë të pamundur arritjen e shumicës parlamentare dhe besoj që kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që edhe presidentja e vendit të vinte në një konkludim të tillë dhe pastaj të veronte në drejtim të shpalljeve të zgjedhjeve që deshtëm apo nuk deshtëm i kemi të imponuar”, ka thënë krasniqi.