Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti është mbajtur sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në mbledhje është diskutuar për sulmin me granata dore në Postën e Kosovës në Zveçan me 1 prill.
Poashtu bëhet e ditur se mbrëmë janë arrestuar katër ‘pelegrinë’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë
“U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në komunikatën për media.
“Njëkohësisht, ndaj serbëve të Kosovës, Serbia po ushtron trysni të paparë për pjesëmarrje në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, e që është paralajmëruar për javën që vjen. Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.
Këshilli i Sigurisë së Kosovës falenderon të gjithë qytetarët për mbështetjen e shtetit tonë dhe të institucioneve të tij.



Të tjera
Mos e lini t’ju ikë një femër që ka këto cilësi
NATO që dy vjet kërkon që sulmuesit e Banjskës të sillen para drejtësisë
Detaje të reja për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit