Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, ministrat dhe deputetët e partisë për vizitën që i kanë bërë familjes së saj më 5 nëntor — datë që shënon pesë vjet nga arrestimi i Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se si çdo vit, edhe këtë herë, familja Selimi ka mirëpritur krerët e shtetit dhe bashkëpunëtorët që u kanë qëndruar afër gjatë këtyre viteve.
“Si çdo 5 nëntor, edhe sot mirëpritëm për vizitë kryeministrin Albin Kurti, ministra, deputetët dhe bashkëpunëtorë, të cilët i falënderojë në emër të familjes Selimi. Unë, fëmijët e mi dhe e gjithë familja jonë i falënderojmë të gjithë ata që tash e pesë vite me radhë na kanë dhënë mbështetjen e tyre. Me shpresën që shpejt të takohemi në gëzime bashkë me Rexhen tonë,” ka shkruar Selimi.
Vizita e sotme është pjesë e përkujtimeve që përfaqësues të institucioneve dhe të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë në familjet e ish-krerëve të UÇK-së, në përvjetorin e paraburgimit të tyre në Hagë.



Të tjera
Gjumi i vikendit nuk e zëvendëson gjumin e humbur gjatë javës
Milani dhe Interi zyrtarisht blejnë San Siron
“S’dua të besoj në të hiq” — Gucati s’i beson as dokumenteve zyrtare të Kurtit për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së