Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti anëtarë nga shoqata austriake “Forchheimer Kreis”, në mesin e të cilëve prezent ishin edhe Presidenti i kësaj shoqate, politikani Josef Höchtl dhe eurodeputeti dhe miku i Kosovës, Lukas Mandl, përcjell KosovaPost.
Në këtë takim, kryeministri theksoi të arriturat e qeverisë përgjatë këtij mandati qeveritar, ku veçoi rritjen ekonomike me mesatare prej 6% në katër vitet e fundit, dyfishimin e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, rritjen e punësimit, trefishimin e buxhetit për mbrojtje.
Këto arritje tregojnë se kemi demokraci të konsoliduar, me politika që po funksionojnë, të cilat janë të përqendruara në drejtësi sociale, transparencë, sundim të ligjit dhe mundësi për të gjithë.
Kryeministri shtoi se Kosova renditet ndër vendet më të sigurta për të jetuar dhe investuar në të gjithë Evropën sipas Gallup dhe Henley, e gjithashtu, shteti ynë po vlerësohet ndërkombëtarisht si reformatorja më e shpejtë në sundimin e ligjit dhe demokracinë në rajonin tonë. Këto janë një pasqyrim i një shoqërie që beson në drejtësi e gjithëpërfshirje dhe i një qeverie që nuk e lë askënd prapa.
Në vijim të bashkëbisedimit, u diskutua më gjerësisht mbi situatën në rajon, sigurinë, investimet në infrastrukturë dhe reformat në administratën publike. Kryeministri i uroi anëtarëve të shoqatës qëndrim të mbarë e produktiv në këtë vizitë dyditore në vendin tonë, gjersa theksoi se lidhjet tona historike, afërsia kulturore dhe vlerat tona të përbashkëta e bëjnë Austrinë një nga partnerët tanë më të ngushtë.



Të tjera
Mbretëresha e bimëve kuruese, si ta përdorni hithrën
Nëntë llojet e grindjeve bashkëshortore
Pushimet perfekte, jo shumë të gjata