Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, transmeton KosovaPost.
Në një takim miqësor e të përzemërt, diskutuan bashkë për raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet.
U veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore për qytetarët e dy vendeve, me theks te ato që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si rasti me dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, dhe projektet infrastrukturore si ai i rrugës Prizren – Tetovë.
Të tjera
Rritet në 246 numri i gazetarëve të vr*arë në su*lmet iz*raelite në Rripin e Ga*zës
Lista Serbe, rre*zik për stabilitetin
Prania e policisë te ura e re mbi Ibër është masë parandaluese, jo alarm