Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti, qëndroi sot në Poznan të Polonisë, ku me ftesë të organizatorëve mori pjesë në konferencën IMPACT 2025, që këtë vit shënon edicionin e 10-të.
Dje në mbrëmje, Kurti ishte në darkën e shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski, ku pati rastin të bashkëbisedoj me ministrin polak Sirkoski, Anne Applebaum, si dhe ish Sekretarin e Shtetit amerikan, John Kerry, njofton Zyra e Kryeministrit.
Sipas njoftimit kryeministri në detyrë gjithashtu takoi nobelisten polake Olga Tokarczych, me të cilën bisedoi për politikën, kulturën dhe letërsinë.
Kurti e njoftoi Tokarczych për përkthimin e shume veprave të saj në shqip. Gjatë darkës, kryeministri bisedoi edhe me historianin Timothy Snyder, dhe me mendimtarin dhe ish të burgosurin politik polak Adam Michnik, të cilin e kishte takuar në Gazetën Wyborcza, në Varshavë në tetor 2024.
Kurse sot gjatë paradites, mori pjesë në hapjen e konferencës që nisi me adresimin e ministrit polak, Sikorski. Në kuadër të konferencës, Kurti realizoi një intervistë për shërbimin në gjuhën angleze të televizionit publik polak TVP World.
Gjatë qëndrimit në Poznan, Kurti gjithashtu takoi ish-konsullin e nderit të Shqipërisë atje, historianin, etnologun dhe albanologun, Jaroslaw Rosochacki, që interesimin e tij për çështjen shqiptare dhe të Kosovës e filloi në vitet e 70-ta. Vizitën e parë në Kosovë Rosochacki e realizoi në vitin 1978, ndërkaq herën e fundit në Kosovë ishte në vitin 2022. Kryeministri e falënderoi për veprën dhe kontributin e tij kushtuar vendit tonë.



Të tjera
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore
Përfitimet që merr organizmi nga antioksidantët, burimet natyrore