Ndërsa Kosova vazhdon të mbetet nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, pavarësisht angazhimit të saj për demokratizim dhe forcim të sundimit të ligjit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka adresuar kritika të forta ndaj qasjes së BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur në ngjarjen e rilansimit të Programit “Willy Brandt” për zgjerimin e BE-së, të organizuar nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Kurti theksoi se përkushtimi i Kosovës është vlerësuar vetëm në teori, ndërkohë që Serbia, sipas tij, ka përfituar përkrahje konkrete, pavarësisht akuzave për strehim të pjesëmarrësve në sulmin në Banjskë.
Ndërkohë, në hapjen e programit “Willy Brandt”, përfaqësues të lartë evropianë theksuan synimin për thellimin e bashkëpunimit me vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Misioni ynë është i qartë: ta bëjmë Evropën të plotë dhe të kompletuar,” thuhet në mesazhin hyrës të programit.
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik