Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi drekë pune në Shtëpinë e Kosovës në Davos me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike, mes tyre Alexander Kunitz dhe Maximilian Hoffmann, si dhe Drejtorin Ekzekutiv Max Gulde nga “Constellr”, Carl Holshouser nga “CoreWeave”, Dr. Tanja Wielgoß nga “SPD Economic Council” dhe Matthias Ibrahim Krug nga “Velmora Capital”.
Diskutuan mbi integritetin konkurrues si bazë për besim, qëndrueshmëri institucionale dhe klimë më tërheqëse për investime.
Kurti sipas njoftimit të Qeverisë theksoi progresin e Kosovës në siguri, sundim të ligjit dhe stabilitet makro-fiskal si faktorë që përkthehen drejtpërdrejt në mjedis më të mirë biznesi.
“U diskutua pozicionimi i Kosovës si nyje për kompanitë që kërkojnë kapacitete të besueshme dhe afër tregjeve të EMENA-s. Kryeministri prezantoi prioritetin e investimeve publike me mbi 7 miliardë euro në transport, mjedis dhe energji për të përmirësuar logjistikën dhe parashikueshmërinë ekonomike”, thuhet në komunikatë.



Të tjera
Zakonet e njerëzve që kanë durim
Mbi 15 vjet bashkëpunim dhe stërvitje të përbashkëta
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qytetarët që kanë pranuar shërbime