Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka arritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku sot do të mbahet shqyrtimi fillestar në çështjen gjyqësore ndaj Faton Klinakut, i cili akuzohet për kanosje ndaj tij.
Ndryshe Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut për veprën penale “Kanosja”. Gjithashtu, aktakuza është ngritur edhe ndaj një të pandehuri tjetër, N.S., është bërë e ditur në një njoftim zyrtar.
“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar – tani të dëmtuarin A.K. – në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese,” ka njoftuar Prokuroria.



Të tjera
Messi 64 gola larg Ronaldos, vazhdon rrugëtimi drejt 1000 golëshit
Parisi në duart e të së majtës, kush është lideri i ri që befasoi Francën?
Haxhiu dhe ambasadorja e Kroacisë flasin për thellimin e bashkëpunimit